Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet një veturë e djegur me një person brenda

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet një veturë e djegur me një person brenda

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Një veturë e djegur me një person brenda duke u djegur është gjetur dje tek nënkalimi i autostradës në Vlashnje të Prizenit. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshitë”, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, dyshohet se vikitma është i gjinisë mashkullore, por ende nuk është identifikuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Fsh. Vlashnje, Prizren 21.06.2020. Është hasur një veturë e djegur tek nënkalimi i autostradës, aty ishte edhe një person duke u djegur, dyshohet i gjinisë mashkullore por ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat