Atentati në 100 sek: 20 plumba të derdhur, atentatori u pikas nga viktimat, i ekzekutoi i plagosur dhe gjysmë i shtrirë

Kronikë e zezë

Atentati në 100 sek: 20 plumba të derdhur, atentatori u pikas nga viktimat, i ekzekutoi i plagosur dhe gjysmë i shtrirë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 21:39
Ilustrim

Plot 20 plumba janë qëlluar mbrëmjen e 30 majit në hotelin në Laç ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa i plagosur mbeti dhe autori i atentatit Eduart Lamaj.

Gjatë kqyrjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale njëzet gëzhoja arme zjarri, 11 copëza metalike si ato të armëve të zjarrit dhe një fishek i pagoditur kalibër 9 milimetër.

Sipas dosjes se prokurorisë, Lika dhe Gjergji ishin duke konsumuar kafe kur Lamaj u afrua në një distancë 5 metër nga tavolina ku qëndronin.

Kur viktima Bujar Lika ka konstatuar 30-vjeçarin, ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbën e majtë, i cili në pozicion gjysmë shtrirë ka qëlluar ndaj dy biznesmenëve.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani dhe të kamarierit, i cili nuk ka reaguar vetëm i ka ndjekur me sy dhe gjatë shkëmbimit është fshehur poshtë banakut të recepsionit të hotelit.

Pasi Lamaj ka kryer ekzekutimin, kanë mbërritur bashkëpunëtorët në atentat të cilët e kane tërhequr dhe e kanë futur tek makina "Range Rover".

Gjatë kësaj kohe, duke u larguar nga hoteli kanë qëlluar 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i cili ka deklaruar se është plagosur nga disa persona që i kanë thirrur policia dhe e kanë qëlluar.

Pasi autorët janë larguar, kanë qenë dy djemtë e Gjergjit që kanë marrë babain e tyre dhe e kanë dërguar në spital.

Policia sipas prokurorisë ka mbërritur 30 minuta pas vrasjes në vendin e ngjarjes, të cilët kanë shoqëruar 12 personat e parë të dyshuar.

Sipas kësaj dosje, atentati është realizuar në 1 minutë e 40 sekonda që nga momenti kur autori është futur në hotel deri kur janë larguar në drejtim te pa ditur.

Per këtë ngjarje policia ka arrestuar Kreshnik Tushën, të plagosurin nga autorët, Eduart Lamaj, fqinj me pronarin e hotelit ku ka ndodhur vrasja.

Ai sipas hetuesve ka treguar edhe tre emra të tjerë autorësh.

Veç kësaj, dy mjekë janë arrestuar për dhënien e ndihmës së të plagosurit, duke u akuzuar për fshehje të këtij fakti të rëndë, që ligjërisht duhet denoncuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat