Drenas, arrestohet për shkak se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

Kronikë e zezë

Drenas, arrestohet për shkak se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një qytetare e Drenasit ka raportuar në Policinë e Kosovës se është duke u trajtuar keq nga burri i saj. Ajo ka treguar se bashkëshorti po ushtron dhunë fizike dhe psikike.

Me këtë rast është marrë Policia, e cila edhe e ka arrestuar personi që ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

“Gllogoc24.06.2020-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një marrëveshje në familje është duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari bashkëshorti i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat