Sulmon fizikisht një femër në Klinë, arrestohet i dyshuari - Bota Sot
Sulmon fizikisht një femër në Klinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Sulmon fizikisht një femër në Klinë, arrestohet i dyshuari

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

Një person dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në Klinë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në raport. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat