Çifti nga Kosova tenton të kontrabandojnë bletë nga Serbia - Bota Sot
Çifti nga Kosova tenton të kontrabandojnë bletë nga Serbia

Kronikë e zezë

Çifti nga Kosova tenton të kontrabandojnë bletë nga Serbia

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:16
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në vendin e quajtur Sarpelj në Leposaviq e kanë ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën kishin qenë një çift nga Kosova.

Policia ka konstatuar se në veturën e të dyshuarve kishin qenë 36 paketa me bletë të kontrabanduara nga Serbia ku të dyshuarit ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishin hyrë në territorin e Kosovës.“Njësiti policor gjatë patrullimit në vendin e quajtur Sarpelj në Leposaviq kishin ndaluar veturën me targa vendore në të cilën kishin qenë të dyshuarit bashkëshortët një mashkull dhe një femër të dy kosovarë. Është konstatuar se në veturën e të dyshuarve kishin qenë 36 paketa me bletë të kontrabanduara nga Serbia ku të dyshuarit ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishin hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, ndërsa me bletët e kontrabanduara për procedura tjera  vazhdon Doganës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat