Elbasan: 25 të rinj përleshen me shkopinj bejsbolli - Bota Sot
Elbasan: 25 të rinj përleshen me shkopinj bejsbolli

Kronikë e zezë

Elbasan: 25 të rinj përleshen me shkopinj bejsbolli

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth mesnatës në Elbasan ka ndodhur një përleshje masive mes dy grupe të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Në vendin e ngjarjes janë përdorur mjete të forta.

Një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur një grup tjetër personash.

Dëshmitarët kanë treguar se disa persona kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë më xhama të zinj.

Po ashtu theksohet se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, shkruan Abc News.

Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 25 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shoqëruar të rinjtë.

Në spitalin kirurgjik në Elbasan janë disa persona që janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht policia.

Policia thekson se nuk ka pasur të shtëna me armë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen e “Kinezve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.

Theksojme se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat