Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:00

Një person është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Prilluzhë, Vushtrri 30.06.2020-12:40. Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat