Prishtinë: Rrahen mes vete sirianë dhe marokenë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Rrahen mes vete sirianë dhe marokenë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Për motive të panjohura në parkun e qytetit në Prishtinë janë rrahur në mes vete disa persona shtetas sirianë dhe marokenë.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull sirian ku i njëjti është dërguar ne Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat