Si në filma: Patrulla policore në Vushtrri sulmohet me armë zjarri nga një veturë në lëvizje - Bota Sot
Si në filma: Patrulla policore në Vushtrri sulmohet me armë zjarri nga një veturë në lëvizje

Kronikë e zezë

Si në filma: Patrulla policore në Vushtrri sulmohet me armë zjarri nga një veturë në lëvizje

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një rast thuajse i ngjashëm si në filma ka ndodhur sot në qytetin e Vushtrrisë.

Një patrullë policore në këtë qytet, konkretisht në rrugën “2 maji” derisa ishte duke bërë punën e saj sot rreth orës 13:03 minuta, në përpjekje për të ndalur një automjet të dyshimtë është sulmuar me armë zjarri nga personat që gjendeshin në këtë veturë.

Mësohet se personat që kanë gjuajtur me armë zjarri policinë, dyshohet me kallashnikovë kanë qenë duke vozitur veturë të tipit BMW.

Sipas burimeve, sulmuesit kanë ikur me veturën e tyre në rrugën në drejtim të fshatit Studime e të Sfaraqakut.

Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar asnjë person dhe Policia e Vushtrrisë është në kërkim të personave të dyshimtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat