Polici i Kosovës gjen një granatë dore në Pejë, intervenon FSK-ja - Bota Sot
Polici i Kosovës gjen një granatë dore në Pejë, intervenon FSK-ja

Kronikë e zezë

Polici i Kosovës gjen një granatë dore në Pejë, intervenon FSK-ja

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:54
Ilustrim

Një zyrtar policor ka hasur në një mjet të vjetër shpërthyes, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30, në Pejë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili e ka vërtetuar se mjeti i dyshuar shpërthyes është granatë dore. Ky njësit ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngajrjes në mënyrë të sigurt.

“Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i FSK-së kanë vërtetuar se mjeti i dyshuar shpërthyes është granatë dore dhe pasi kanë marrë të gjitha masat e sigurisë, e kanë bërë shpërthimin në vendin e ngjarjes, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat