Tiranë/Nusja i vjedh vjehrrit 6400 dollarë dhe zbulon arsyen pse e bëri

Kronikë e zezë

Tiranë/Nusja i vjedh vjehrrit 6400 dollarë dhe zbulon arsyen pse e bëri

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 20:46
Ilustrim

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur ditën djeshme në Vorë të Tiranës! Një 22-vjeçare, e identifikuar si Fatjona Bumja, e cila jetonte në një shtëpi me bashkëshortin e saj në Marqinet të Vorës, i ka vjedhur vjehrrit shumën e konsiderueshme prej 6400 dollarësh.

Shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës së Fatjonës, ishte shumë pranë me atë ku jetonte e reja me bashkëshortin e saj, por teksa kishte dijeni për gjendjen e parave në shtëpi, në mënyrë të vazhdueshme ajo ka kryer vjedhjen duke përjashtuar të shoqin nga gjithë kjo histori.

Teksa, vjehrri kishte nisur të kishte dyshime për paratë dhe vjedhjen e tyre, ai ka akuzuar nusen e djalit për këtë veprim, duke e denoncuar. Fatjona, vetëm 22 vjeçe është vendosur në pranga nga blutë e Policisë së Shtetit, ndërsa në deklaratën e saj përpara policisë ajo ka pranuar vjedhjen e shumës së parave, madje ka zbuluar edhe motivet që e kanë çuar drejt këtij akti.

“I kam vjedhur për të blerë perde dhe gjëra të ndryshme për të kompletuar shtëpinë. Burri nuk di asgjë, pasi atij i kam thënë që paratë m’i jepnin prindërit e mi”, është shprehur ajo.

Në ditët në vijim, pritet që e reja të njihet me masën e sigurisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat