Ndeshje në Prishtinë, përfshihet edhe një motoçikletë

Kronikë e zezë

Ndeshje në Prishtinë, përfshihet edhe një motoçikletë

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 22:01
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Lajmin përmedia e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Krasniqi thotë se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ka ndodhur një aksident ku është e përfshirë edhe një motoçikletë, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat