7 persona u rrahën mes vete për një pronë në Pejë, Policia arreston 4 prej tyre - Bota Sot
7 persona u rrahën mes vete për një pronë në Pejë, Policia arreston 4 prej tyre

Kronikë e zezë

7 persona u rrahën mes vete për një pronë në Pejë, Policia arreston 4 prej tyre

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 10:32
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona në Pejë si të dyshuar se janë rrahur pas një mosmarrëveshje rreth pronës.

Të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësorë.

Ndërkaq pas intervistimit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zahaq, Pejë 18.07.2020, 17:40. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat