Duke shkuar për peshkim, suharekasi e gjen një bombë dore - Bota Sot
Duke shkuar për peshkim, suharekasi e gjen një bombë dore

Kronikë e zezë

Duke shkuar për peshkim, suharekasi e gjen një bombë dore

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 10:38
Ilustrim

Një person në Sllapuzhan të Suharekës ka hasur dje në një bombë dore derisa ishte duke shkuar për pershkim.

Siç njofton Policia, shpërthimi i mjetit është bërë nga FSK-ja në mënyrë të sigurt.

“Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 18.07.2020-09:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke shkuar për peshkim buzë lumit kishte hasur në një mjet shpërthyes – bombë dore. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, ndërsa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë shpërthimin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat