I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Podujevë ende në arrati

Kronikë e zezë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Podujevë ende në arrati

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur dy persona në fshatin Repë të Podujevës, pasi dyshohet se fqiu i tyre i kishte qëlluar për vdekje.

Siç mësohet, dorasi 65-vjeçar i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve (emra të njohur për redaksinë), ende gjendet në arrati edhe pse kanë kaluar mbi 24 orë që kur ka ndodhur rasti.

Media ka pyetur Policinë e Kosovës nëse kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura po ashtu janë konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

Mësohet nga burime të sigurta se konflikti mes fqinjëve kishte ndodhur si pasojë e një toke, e cila dyshohet të jetë e serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat