Arrestohen pronarët e dy lokaleve në Vushtrri, pasi kishin klientë pa maska

Kronikë e zezë

Arrestohen pronarët e dy lokaleve në Vushtrri, pasi kishin klientë pa maska

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Në Vushtrri të dielën janë ndaluar dy persona, pronarë të lokaleve, pasi në lokalet e tyre ishin gjetur persona pa mbajtur maskën dhe pa respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:25, ndërsa i dyti rreth orës 20:00. Personat pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë në Mitrovicës rreth orës 23:30 janë ndaluar tre persona, të cilët nuk kanë respektuar kufizimin në kohën e lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat