Përplasje me armë zjarri në Velipojë

Kronikë e zezë

Përplasje me armë zjarri në Velipojë

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 08:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përplasje e armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Velipojë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës dhe më pas janë larguar.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali.

Policia është vëne menjëherë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur kapjen në pyll të një prej autorëve së bashku me mjetin e tij.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë e për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deri tani nuk është verifikuar ndonjë i plagosur  nga konflikti me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat