Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për bashkëjetësë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se e mitura ishte shtruar në repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë ku sipas mjekëve ishte shtatzënë.
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”.