Aksident te 21-shi, Smarti përplasjet me makinë e kreut të Policisë

Kronikë e zezë

Aksident te 21-shi, Smarti përplasjet me makinë e kreut të Policisë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:37
Foto Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e 21-shit në Tiranë.

Mësohet se ka mbetur i plagosur një person ndërsa në aksident janë përfshirë një makinë tip Smart dhe një makinë shtetërore.

Mjeti tip Smart është përplasur me makinën e ministrisë së Brendshme dhe në pamje duket se është përmbysur në mes të rrugës.

Dëshmitarët bëjnë të ditur se Smarti është përplasur në gomën e fuoristradës me targa MB 414 AA dhe është përmbysur.

Prej aksidentit ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi i Smart-it ndërsa Newsbomb bën me dije se në mjetin e Ministrisë së Brendshme ndodhej drejtori i Policisë së Dibrës Ylli Doda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat