Detajet/ Burri hyri në lum që të shpëtojë një 14-vjeçar, dhe mbyten që të dy

Kronikë e zezë

Detajet/ Burri hyri në lum që të shpëtojë një 14-vjeçar, dhe mbyten që të dy

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:47
Lumi Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Darragjat të Shkodrës.

Mëmgjesin e sotëm polumbarët kanë nxjerrë nga lumi Buna trupat e pajetë të një 14-vjeçari, Frenki Pulaj dhe Dhurim Arrës, 39 vjeç.

Trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Darragjat.

Dyshimet e para janë se djali nga Puka ka hyrë për t'u larë në lumin Buna dhe ka qenë duke u mbytur. Djali është parë nga 39-vjeçari, banor i zonës, i cili ka hyrë në lumë për ta shpëtuar, por nuk kanë arritur të dalin nga uji.

Trupat janë dërguar në morg dhe do i nënshtrohen autopsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat