Treni godet një veturë në Pejë

Kronikë e zezë

Treni godet një veturë në Pejë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë e Pejës, ku treni e ka goditur një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rrreth orës 12:25 treni e ka goditur një veturë në fshatin Lutogllavë. Ende nuk dihet se a ka të lënduar”, ka thënë Gashi.

Ai tha se për detaje shtesë është në pritje të informacioneve të reja lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat