Policia e Anamoravës shqipton 165 tiketa për mos respektim masash

Kronikë e zezë

Policia e Anamoravës shqipton 165 tiketa për mos respektim masash

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:12
Foto Ilustrim

Gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, gjatë 3 gushtit 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , policia kanë shqiptuar gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë (165) fletë paraqitje për mos respektim të masave shëndetësore gjatë pandemisë.

Në Gjilan janë shqiptuar gjithsejtë pesëdhjetë e dy fletë paraqitje që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren.

Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfill vendimin e qeverisë.

Në Komunën e Kamenicës njëzet e tetë fletë paraqitje, Komuna e Vitisë (15), Komuna e Kllokotit katërmbëdhjetë (14) .

Në tetë raste të veçanta Policia ka asistuar inspektorët sanitar komunal, vlen të ceket se në dy raste të veçanta në komunën e Gjilanit janë mbyll dy lokale hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat