​Arrestohen dy persona në Gjilan për fajde - Bota Sot
​Arrestohen dy persona në Gjilan për fajde

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona në Gjilan për fajde

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, për një periudhë disa mujore, ka kryer aktivitet operative-hetimore duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike të hetimit, në drejtim të mbledhjes së fakteve dhe provave për të siguruar dëshmi rreth kryerjes të veprës penale ‘fajde’ nga dy të dyshuar.

Të dyshuarit e përfshirë në veprimtari penale janë:I.I. ( v.l.1968, mashkull, kosovar) dhe B.K. ( v.l.1969, mashkull, kosovar).

Dyshohet se I.I. i kishte dhënë 30,000.00 (tridhjetë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 39,000.00 (tridhjetë e nëntë mijë) €.

Po ashtu, dyshohet se B.K. i kishte dhënë 56,000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) €. Pra, siç shihet shuma e fitimit (interesi, kamata) ishte jo-proporcionale (30%) në të dy rastet.

Hetuesit policorë, sot më 04.08.2020, me urdhëresës të Gjykatës Themelore-Gjilan, kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, me akt-vendim të prokurorit të lëndës, që të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat