E rëndë/ Djali qëllon për vdekje nënën e tij 70-vjeçe - Bota Sot
E rëndë/ Djali qëllon për vdekje nënën e tij 70-vjeçe

Kronikë e zezë

E rëndë/ Djali qëllon për vdekje nënën e tij 70-vjeçe

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:14
ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Një 44 vjeçar, i cili vuan nga probleme mendore ka qëlluar me thikë nënën e tij, shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. +

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat