Aksident në Korçë: Automjeti përplas biçiklistin 70-vjeçar - Bota Sot
Aksident në Korçë: Automjeti përplas biçiklistin 70-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë: Automjeti përplas biçiklistin 70-vjeçar

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:01
Ilustrim

Një aksident u shënua pasditen e kësaj të marte (11 gusht) në unazën e Korçës.

Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ i drejtuar nga një 41-vjeçare me inicialet S. T ka përplasur drejtuesin e një biçiklete 73 vjeç banues në Ravonik, i cili po ecte në anë të rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës ku pasi ka marrë ndërhyrjen mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

”Më datë 11.09.2020​, rreth orës 17:45, në lagjen nr. 18​, shtetasja S. T., rreth 41 vjeçe, duke drejtuar një automjet ka përplasur shtetasin B. D., rreth 73 vjeç, ban­ues në fshatin Ravon­ik, Korçë, drejtues i një biçiklete, i cili​ aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrez­ikut për jetën”, informon policia.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave ndërsa nuk përjashtohen mundësia që i moshuari të ketë humbur kontrollin e biçikletës dhe më pas të jetë përplasur nga mjeti.

Unaza e Korçës është një nga akset në të cilat aksidentet janë të shpeshta dhe jo të pakta kanë pasur pasoja për jetën. Kjo për faktin edhe të shpejtësisë me të cilën lëvizin mjetet por jo në pak raste këmbësorët kalojnë në zona ku nuk ka sinjalistikë për kalimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat