Në fshatin Ramun të komunës së Pejës, gjatë të mërkurës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, teksa po mbahej një aheng familjar.
Policia tutje njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas dhe tri gëzhoja.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon policia në raportin e saj 24 orësh.