Arrestohet një person në Vërmicë, kontrabandoi pesë sirianë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vërmicë, kontrabandoi pesë sirianë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:54
Ilustrim

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Vërmicë.

Ai dyshohet se me automjetin e tij ka kontrabanduar pesë persona, shtetas sirianë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se me automjetin e tij, ka kontrabanduar pesë shtetas sirianë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat