Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohen katër persona

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër persona në Klinë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 21:34.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin me datë 15.08.2020 janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovar dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit dy dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat