Këtë vit 15 viktima më pak në aksidente trafiku

Kronikë e zezë

Këtë vit 15 viktima më pak në aksidente trafiku

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në periudhën janar-qershor të këtij viti në aksidente trafiku vdiqën 15 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Po ashtu Policia thotë se ndër objektivat kryesore ka edhe rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Për të parë nga afër implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore, doli edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Siguria rrugore dhe veprimet policore që kanë për synim arritjen e objektivave në parandalim të aksidenteve, u përcollën nga afër nga menaxhmenti i lartë i Policisë

Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z.Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor .

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

-62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019.

-16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.

-15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019.

Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Netëork – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).

Kjo situatë e sigurisë rrugore është tregues për punën që është bërë nga të gjithë, përfshirë institucionet, shoferët, pjesëmarrësit tjerë në trafik, gjithnjë pa shmangur edhe ndikimin që ka pasur legjislacioni në fushën e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, kërkon dhe njëherësh apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat