15 vjeçari goditet nga vetura, vozitësi ikën nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

15 vjeçari goditet nga vetura, vozitësi ikën nga vendi i ngjarjes

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 20:43
15 vjeçari i aksidentuar

Një 15 vjeçar ëshë goditur nga një veturë para katër ditëve në qytetin e Gjilanit, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Por, vozitësi i automjetet ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lënë të riun të alivanosur.

Daja i 15 vjeçarit, Bekim Rexhepi, i ka dërguar disa fotografi në media dhe ka rrëfyer për këtë ngjarje që i ka ndodhur nipit të tij.

“Personi me makinë i cili e ka shkelë ka ikur prej vendit ngjarjes dhe e ka lene viktimen ne gjendje te alivanosur ne vendngjarrje. Rasti është i lajmëruar në Polici, por nuk është njoftuar fare opinioni per rastin! Është jo normale që të mos njoftohet opinioni për këtë rast, sepse tani më rasti është vepër penale siç e dini edhe ju”, ka thënë Rexhepi.

I riu kishte mbetur i alivanosur, teksa në emergjencë e kishte dërguar një qytetarë që kishte qëlluar aty afër, pasi kishte dëgjuar kur makina kishte përplasur 15 vjeçarin.

“Viktimen e ka dërguar në spital një qytetar i ndërgjegjshëm, por sipas tij nuk e ka pa vozitësin e as makinen, por që rastesisht e ka ndegjuar kërsimen”, ka thënë me tutje Rexhepi.

Pasi ka marrë ndihmën e parë dhe ekzaminimet e duhura, 15 vjeçari është dërguar për mjekim në Prishtinë, ku i është nënshtruar edhe një operacioni.

“Pas dhenjes se ndihmes parë dhe sidomos pas kryerjes se inqizimit në CT viktima është dërguar ne Prishtinë dhe iu ka nenshtruar Operacionit për shkak të gjakderdhjes në Veshkë dhe si pasojë e demtimit të rëndë iu ka hequr njera veshkë”, ka rrëfyer me tutje Rexhepi.

Vendi i aksidentit sipas Rexhepit gjendet 100 metra larg rrethit të qytetit dhe se aty ka kamera të sigurisë që kanë mundur ta kapin këtë rast.

Image

“Vendi i aksidentit ndodhet 100 metra afer rrethit të qytetit. Aty të rrethi i Policisë apo Objektit të Kryetarit ekzistojnë edhe janë te vendosura kamerat e qytetit, edhe në hyrje edhe në dalje, nuk ka mundesi pa u pa. Lokalet për rreth kanë kamera, sidomos është e rëndësishme kamera e Mikrofinancës KRK”, ka thënë ai.

Rexhepi po dyshon se dikush po dëshiron ta fsheh këtë rast, pasi nuk është bërë i ditur fare, madje as Policia nuk po del me asnjë deklaratë tash e katër ditë.

“Pse po heshtet rreth rastit edhe pasi atij iu ka përkeqësuar gjendja duke e humbur edhe njërën nga Veshkët. Pse, Policia tash e kater ditë nuk po del me asnje deklaratë. Nipi ka dy shtetësi, të Kosovës, po ashtu edhe ate Franceze. Ambasada është informuar për rastin, sepse djali është me nënshtetësi Franceze dhe ka nevojë tretman me special për shkak të gjendjes së përkeqësuar”, ka theksuar Rexhepi.

Rexhepi thotë se ka kërkuar informata nga Policia rreth rastit, por nuk i kanë ofruar asnjë informatë.

“Po ashtu e kam pyetur Policin i cili e ka rastin ne fjalë. Pse nuk është informuar opinioni. Pergjigja ka qenë banale. Fjalët e tij “nuk paraqiten kinse në opinion gjitha rastet me pas qenë i ndonjë komuniteti tjeter, kishte me qenë tjetër çështje”, ka thënë Rexhepi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat