Shkon vet në stacion policor pasi dyshohet se tentoi t’i godas me veturë zyrtarët policorë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Shkon vet në stacion policor pasi dyshohet se tentoi t’i godas me veturë zyrtarët policorë në Mitrovicë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Më 21 gusht një i dyshuar në Mitrovicë është paraqitur vet në stacionin policor, për shkak se dyshohet se kishte tentuar t’i godas zyrtarët policorë që ishin në një pikë kontrolli.

“Zyrtari policor me qëllim që ta ndalojë veturën dhe që ta mbrojë jetën e kolegut si dhe në vetëmbrojtje ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë me një predhë në drejtim të gomës së veturës së dyshuar, mirëpo vetura nuk është ndaluar dhe ka vazhduar me të njëjtën shpejtësi. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se pas intervistimi i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 21.08.2020 – 22:50. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturën Golf me targa lokale ka tentuar ti godet zyrtaret policor, që ishin në pikë kontrolli. Zyrtari policor me qellim që ta ndalojë veturën dhe që ta mbrojë jetën e kolegut si dhe në vetëmbrojtje ka nxjerre revolen dhe ka shtënë me një predhë në drejtim të gomës së veturës së dyshuar, mirëpo vetura nuk është ndaluar dhe ka vazhduar me të njëjtën shpejtësi. Nuk raportohet për të lënduar. Pas një kohë, i dyshuari mashkull kosovar vet është paraqitur në stacion, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat