Arrestohet një person pas rënies së punëtorit nga 12 metra lartësi në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person pas rënies së punëtorit nga 12 metra lartësi në Gjakovë

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Është arrestuar një person i cili ishte përgjegjës për siguri në punë, pas rënies nga lartësia të një punëtori nga objekti i Kuvendit Komunal dje në Gjakovë.

Punëtori ka rënë nga një lartësi 12 metra dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 24.08.2020 – 13:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër  është rrëzuar nga një lartësi dymbëdhjetë metra dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës për siguri në punë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat