Asgjësohen 155 bimë narkotike në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit

Kronikë e zezë

Asgjësohen 155 bimë narkotike në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 12:22
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit kanë lokalizuar një parcel në të cilën kishte pas të mbjellura bimë narkotike.

Policia bën të ditur së me autorizim të prokurorit nga njësiti policor në vendin e ngjarjes janë nxjerrë 155 bimë.

“Njësitë relevante të policisë në një pronë publike kanë lokalizuar një parcelë në të cilën kishte pas të mbjella bimë të dyshuara narkotike, të llojit Kanabis Sativa. Me autorizim të prokurorit nga njësiti policor në vendin e ngjarjes janë nxjerrë 155 bimë të përmasave të ndryshme nga 1 metër deri 2.5 metra, të cilat bimë pas marrjes së mostrave nga njësiti relevant janë djegur- shkatërruar në vendin e ngjarjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat