​Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:42
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili është i dënuar për veprën penale kontrabandim me emigrantë.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. (1973), kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muaj e 17 ditë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat