Theret me thikë një person në Lloshkobare, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Lloshkobare, arrestohet i dyshuari

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një person është therur me thikë në Lloshkobare të Ferizajt. Rasti ka ndodhur të martën rreth orën 16 e 20 minuta.

Policia ka njoftuar se viktima kishtemarrë lëndime të rënda trupore dhe ai ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka amarrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt ku për trajtim të mëtejshëm është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat