Pengon zyrtarët e KEDS-it, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Pengon zyrtarët e KEDS-it, arrestohet nga policia

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:05
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që kishte penguar dy zyrtarët e KEDS-it, të cilët ishin duke ç ‘kyçur nga rryma elektrike njësorin e të dyshuarit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:20, në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte penguar dy zyrtarët e KEDS-it, të cilët ishin duke ç’ kyçur nga rryma elektrike njësorin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat