​Asgjësohen 677 bimë kanabis në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

​Asgjësohen 677 bimë kanabis në Fushë Kosovë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:55
Ilustrim

Njësia për hetimin e drogave pas një pune operative ka arritur të identifikojë dy lokacione me bimë “Kanabis Sativa”, në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, në konsultim me prokurorin, në të dy lokacionet kanë asgjësuar 677 bimë Kanabis Sativa, nga 50-230 cm. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat