Arrestohet një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës, stacioni në Deçan dje pas një informate tё siguruar nga njësiti i hetimeve, nё mbështetje tё njësisë pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё, nё koordininm tё plotё me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tё Gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё realizuar njё kontroll-bastisje, nё shtëpinë e drurit (t’ban) e personit tё dyshuar nё bjeshkën e Deçanit tё quajtur ‘Plaqica e Vokshit’.

“Gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar:

•Njё (1) armё automatike AK 47
•Njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe
•Tre (3) copё fishekё 7.62mm

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar ne procedurё te rregullt”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat