Krimi i rëndë në Bathore/ Vëllai i viktimës: Motra shkoi të merrte sendet e saj, nuk do kthehej më...

Kronikë e zezë

Krimi i rëndë në Bathore/ Vëllai i viktimës: Motra shkoi të merrte sendet e saj, nuk do kthehej më...

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:19

Edhe pse Jetmira Hasani ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, kjo nuk mjaftoi që ish-kunati i saj Agron Tanushi t’i qëndronte larg, duke bërë që raporti i tyre të përfundonte në mënyrë tragjike, me një viktimë.

Vëllai i viktimës, Rajmond Hasani tha se ajo kishte shkuar në shtëpi për të marrë sendet e saj pasi kishte vendosur të mos kthehej më aty.

Por, ishte hasur në pengesa nga Tanushi, duke nisur një konflikt që më pas përfundoi me përdorimin e armës.

Sipas tij, vrasja mund të ishte shmangur por policia u largua para se konfikti të shuhej.

Rajmond Hasani, vëllai i viktimës: ”Unë kam qenë në shtëpi, më thanë është bërë nami se e ka qëlluar me automatik Agron Tanushi. Motra ime ka jetuar aty, aty është bërë dhe prind. Ka shkuar të merrte sendet sepse nuk do kthehej më aty, kishte hasur pengesa dhe kishte ndodhur një konflikt. Është njoftuar policia para se të ndodhte ngjarja. Ka shkuar policia aty. Ishte motra me urdhër mbrotje, as nuk u bë shoqërimi i atij që bëri vrasjen, as nuk është kryer kontroll në banesën e tij që mbante armën.”

”Policia duhet të qëndronte deri sa të dy të mos ishin pranë njëri-tjetrit. Kjo vrasje mund të ishte shmangur. Personi ka ikur me vrap. Kërkoj të kapet dhe t’i jepet dënimi maksimal. Policia ka qenë prezente, por nuk ka kryer funksionet e veta. Mund të shoqëronte braësësin, dhe të kryente kontrollin e banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat