Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Çagllavicë, i cili pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
I dyshuari pasi është ndaluar nga policia me automjetin e tij, ai ka prezantuar patentë-shoferin të cilin dyshohet të jetë i falsifikuar.
“Është raportuar se i derisa është ndaluar duke drejtuar automjetin e tij i dyshuari ka prezantuar dokumentin e tij patentë-shoferin i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.