Policia i gjen prishtinasit armë e fishekë

Kronikë e zezë

Policia i gjen prishtinasit armë e fishekë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:54
Foto Ilustrim

Policia në Prishtinë i ka gjetur një personi një armë, një karikator dhe 12 fishekë

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse i dyshuari është arrestuar apo jo.

“Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat