Ndahet nga gruaja, e kërcënon në telefon dhe i shkon tek banesa duke e kërkuar djalin e tyre dyvjeçar

Kronikë e zezë

Ndahet nga gruaja, e kërcënon në telefon dhe i shkon tek banesa duke e kërkuar djalin e tyre dyvjeçar

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person mbrëmjen e së hënës në Prishtinë për veprën “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, i njëjti fillimisht përmes telefonit e kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe më pas i kishte shkuar tek banesa dhe kishte kërkuar ta marrë djalin e tyre dyvjeçar.

Siç bëhet e ditur, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat