Arrestohet një person, në pranga edhe 26-vjeçari për përkrahjen e autorit të krimit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, në pranga edhe 26-vjeçari për përkrahjen e autorit të krimit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:29
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ditën e sotme. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Gjokë Odri i cili ishte dënuar në vitin 2018 me 3 vite dhe 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe 26-vjeçari A.B. për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me  3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat