Arrestohet 37-vjeçari nga Lazarati

Kronikë e zezë

Arrestohet 37-vjeçari nga Lazarati

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:30
Ilustrim

Një 37-vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia pasi në vitin 2014 është dënuar me 6 vite burg për 115 kilogramë kanabis.

Shtetasi K.S. ka qenë duke drejtuar një automjet në Këlcyrë dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Ai është dënuar në mungesë nga Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ndërsa është arrestuar edhe një 18-vjeçar i cili ka përndjekur  fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.

Gjirokastër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një  shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotive”, si dhe ndalohen dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksisonit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• K. S., 37 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, në datën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qenë duke drejtuar një automjet dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

 Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e ka dënuar shtetasin K. S., me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

***

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit N. T. ,18 vjeç, banues në Përmet, pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur duke e fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.

***

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q.,  u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat