​Kapen duke përpunuar substanca narkotike, pesë të arrestuar

Kronikë e zezë

​Kapen duke përpunuar substanca narkotike, pesë të arrestuar

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Pesë të dyshuar janë arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, të cilët nga njësitë në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit.

Në një shtëpi të pabanuar, e cila ishte e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura, të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat