Tentim kidnapimi të një fëmije në Plemetin

Kronikë e zezë

Tentim kidnapimi të një fëmije në Plemetin

Nga: F. B. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:41
Ilustrim

Persona të panjohur kanë dashur që të tërheq në auto një fëmijë , ndërsa rrëmbyesit kanë ikur në drejtim të fshatit fqinj shqiptar, shkruan “Alo” transmeton “Bota sot”.

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Plemetin në afërsi të Obiliqit në Kosovë, ku është tentuar me forcë të marrin një fëmijë të nacionalitetit serb, nxënës i klasës së tretë, shkruan gazeta.

Sulmi ka ndodhur në kohën kur fëmija po kthehej nga shkolla, bëhet fjalë për fëmijën e familjes Vuksanoviç, nuk përmendet emri i fëmijës.

Prindi i këtij fëmije, Predrag Vuksanoviç ka thënë se pranë djalit të tij ishte ndal një automjet me ngjyrë të kuqe dhe një persona mashkull ka tentuar ta tërheq në automjet.

“Djali im ia ka dal të shkëputet edhe të ik në kopshtin e një shtëpie, ndërsa pronari i shtëpisë në të cilën është fshehur fëmija e ka sjell në shtëpi”, tha Predrag Vuksanoviç.

Automjeti sipas prindit, u largua në drejtim të fshatit Hamidi, ndërsa lidhur me rastin është lajmëruar policia e cila ka kryer shikimin e vendngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat