Brenda 24 orëve 50 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet

Kronikë e zezë

Brenda 24 orëve 50 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet u shënua në 24 orët e fundit.

25 aksidente ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë me dëme materiale.

Brenda intervalit 24 orësh, Policia e Kosovës ka shqiptuar 720 tiketa trafiku.

Aksidenti me fatalitet që ndodhi këtë të diele u shkaktua pikërisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë humbi jetën V.H, 36 vjeçar nga qyteti i Prishtinës.

Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje.Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, kishte deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat