“Katër persona të maskuar kanë vjedhur në familjen Vuksanoviç të Plemetinit”

Kronikë e zezë

“Katër persona të maskuar kanë vjedhur në familjen Vuksanoviç të Plemetinit”

Nga: F. B. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Katër persona të maskuar sot në orët e hershme kanë vjedhur pjesë të mekanizmit bujqësor në familjen e Veljko Vuksanoviçit në Plemetin të Obiliqit, njofton “Kosovo-online”, transmetojnë “Kurir” dhe “Bota Sot”.

Vuksanoviç ka deklaruar se vjedhjen e ka paraqitur tel Policia e Kosovës e cila ka dal dhe ky kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që tha thënë se tre muaj më parë persona të panjohur e kanë sulmuar të bitin derisa punonte arën.

"Presioni po vazhdon, sipas xhirimeve të kamerës, katër persona me maska në kokë kanë kryer vjedhjen dhe këtë pikërisht në festën time fetare”, tha Vuksanoviç.

Ai njoftoi se hajnat i kanë vjedhur pesë akumulatorë, rreth një mijë litra naftë, 500 litra vaj, sharrën e druve, aparatin për saldim dhe pjesë të mekanizmit tjetër.

Vuksanoviçët punojnë rreth 50 hektarë tokë nga e cila mbijetojnë dhe prej nga e kanë burimin e jetës. Kreu paralel i komunës së Obiliqit  Goran Dançetoviç sipas gazetës pas këtij incidenti tha se bëhet fjalë për plaçkitje edhe frikësim të sinkronizuar të serbëve.

"Kërkojmë nga organet përgjegjëse që të kryejnë punën dhe të gjenden kryesit e kësaj vjedhje. Banorët nuk kanë besim në pozicione dhe gjyqësinë sepse nuk kanë zgjidhur asnjë rast” tha ai.

Për tre muaj ky është incidenti i pestë sipas medieve serbe që ka ndodhur në komunën e Obiliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat