Dhunoi familjarët dhe i kanosi me thikë, parandalohet ngjarje e rëndë

Kronikë e zezë

Dhunoi familjarët dhe i kanosi me thikë, parandalohet ngjarje e rëndë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një 21-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi kishte dhunuar familjarët dhe i kanosi ata me thikë.

I riu me inicialet A. L., 21 vjeç, banues në Kurbin, u kap me një thikë në dorë, me të cilën kanoste familjarët e tij.

21-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërim, por i ka kundërshtuar ata dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.

Më pas ai është vënë në pranga dhe u shoqërua në komisariat.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale "Dhuna në familje","Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta","Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" dhe "Shkatërrimi i pronës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat