Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit.
Dëshmitarët kanë thënë se shtëpia ku dyshohet se është gjetur mjeti shpërthyes ka qenë e pabanuar, ndërsa pritet që në vendngjarje të dalin edhe njësitet e KFOR-it.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Zjarrfikësit e Kosovës.